Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një hotel në rrugën e Durrësit pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Në videon e ngjarjes, të siguruar nga , shihet se si një person i armatosur ka hyrë në ambientin e recepsionit, dhe ka pritur që një nga klientët të bëjë check in-in.
Më pas i është drejtuar recepsionistit, dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar paratë të cilat gjendeshin në arkë.
“Hiqi duart se jam shumë keq”, dëgjohet të thotë ai kur punonjësi mundohet ta ndalojë.
Pavarësisht se në fillim recepsionisti ka kundërshtuar, në fund është dorëzuar dhe grabitësi është larguar me një shumë mbi 40,000 lek te reja.
Mësohet se grabitësi ka qenë edhe më herët frekuentues i hotelit dhe është identifikuar nga personeli si pasoje e hapjes se librave te Regjistrimit Rezultoi te ishte shtetas G. L. nga qyteti Lushnjes.
()