Në shtëpinë e tyre, përballë publikut të tyre, Gjermania ka më shumë se një arsye për t’i shkuar deri në fund këtij Evropiani. Nagelsmann ka ndërtuar një ekip shumë të fortë, një përfaqësuese e ndërthurur ndërmjet elementeve të rinj dhe “gradës së vjetër”. Nagelsmann u shfaq i qetë në konferencë për shtyp, i bindur se kanë përgatitur sfidës me Danimarkën deri në detajin më të vogël:
“Ndihem i lehtësuar, jam komplet i lirshëm, sepse jemi përgatitur shumë mirë për Danimarkën. Kur punon fort e përgatitesh për gjithçka, çdo detaj, atëherë nuk ka si të mos e bësh gjumin e qetë. Unë e kam të qartë se çfarë është në gjendje të arrijë Kombëtarja jonë. Djemtë do të zbresin në fushë për fitore. Shpresoj t’i realizojmë pritshmëritë e mëdha që Federata dhe tifozët kanë ndaj nesh. Uroj t’i kënaqim të gjithë”, u shpreh Nagelsmann.
()