Poeti Agim Doçi shkroi tekstin e këngës së Anjeza Shahinit në Eurosong, Zhulali: Pena e tij arriti majat. Ishte njeri i humorit, por edhe korrekt me të gjithë

Kompozitori Edmond Zhulali, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, foli për ndarjen nga jeta të poetit Agim Doçi.

Zhulali tha se pena e Agim Doçit arriti majat, duke shkuar deri në Eurosong. Më tej, Zhulali tregoi se Agim Doçi ishte një njeri korrekt me të gjithë.

Kompozitori Edmond Zhulali: Agimi ka qenë në festival dhe ka qenë tepër i suksesshëm, ka marrë dhe çmim të parë. Maja e tij mbetet padyshim përfaqësimi në Eurosong. Kënga e Anjeza Shahinit ishte e jashtëzakonshme. Anjeza dha shpirtin në atë performancë. Audion e realizuam në Bazel të Zvicrës, që na e gjeti Agimi. Eurosong të kërkon 3 muaj përpara se të nisë eventi çdo gjë që ka lidhje me këngën, deri veshjen e këngëtares. Anjeza fillimisht veshi një fustan dhe më pas ndryshoi fustanin, e gjeti Agimi, që ishte më i mirë se ai fillestari. Ishte person që ndihmonte me sa mundej. Ishte historike për ne që arrinim në Eurosong.

Agimi bënte humor dhe me këngëtarët. Ai ishte një njeri shumë korrekt, me shokët dhe familjarët e tij. Agimi nuk dinte të kursehej, nuk rezervohej. Ai kishte kurajo të madhe, fjalët e tij ishin të ndërthurrura me patriotizëm. Agimi kritikonte hip hopin, por i thosha që duhet të jesh pak më i kujdesshëm, por ai nuk bënte kompromis. Agimi shpesh ishte avangart për shumë gjëra. Ka qenë shumë i këndshëm, jashtë mase. Ka bërë këngë edhe për fëmijët.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Poeti Agim Doçi shkroi tekstin e këngës së Anjeza Shahinit në Eurosong, Zhulali: Pena e tij arriti majat. Ishte njeri i humorit, por edhe korrekt me të gjithë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook