Zvicra po udhëheq 1-0 ndaj Italisë, në ndeshjen e vlefshme për Europianin. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me skuadrën helvete që u vendos menjëherë në kërkim të golit. Ekipi i Murat Yakin shtoi ndjeshëm presionin me kalimin e minutave, duke zhvendosur totalisht axurrët në gjysmëfushën e vet.
Të besuarit e Spalletit provuan të dilnin në lojën e tyre, gjithsesi për t’u përmendur vetëm disa aksione sporadike. Italia nuk shfrytëzoi si duhet një goditje dënimi në afërsi të zonës në të 19-tën, duke shpërdoruar kështu një mundësi të mirë. Në të 24-tën, Embolo gaboi i vetëm para portierit Donnarumma. Zvicra kaloi në avantazh me golin e Freuler në të 37-tën.
Zvicra(3-4-3) – Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez; Aebischer, Freuler, Xhaka, Rieder; Vargas, Embolo, Ndoye. Trajner Yakin
Italia(4-3-3) – Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Darmian; Cristante, Fagioli, Barella; Chiesa, Scamacca, El Shaarawy. Trajner: Spalletti.
(J.S/)