Euro 2024/ Rivalitet 120 vjeçar mes Francës dhe Belgjikës, ja çfarë thonë precedentët

Francë-Belgjikë, sfida e së hënës, që do të luhet për raundin e 16-ave të Euro 2024, mund të cilësohet si një mini derbi, pasi këto dy kombëtare kanë një rivalitet historik, më shumë se 120 vjeçar, i cili vitet e fundit është intesifikuar ndjeshëm. Të dyja skuadrat kanë të përbashkët faktin që ende nuk kanë ndezur motorët e tyre në 100%, sidomos skuadra e Didier Deschamps, e cila ka përfunduar në shënjestrën e mediave, për shkak të lojës që “Les Bleus” kanë zhvilluar deri më tani.

Kjo është hera e 22-të në histori që këto dy skuadra përballen, me “gjelat” që kanë një bilanc pozitive në sfidat direkte, pasi kanë fituar 10 ndeshje, kanë barazuar 6 si dhe kanë humbur 5 sfida. Dy ndeshjet e fundit mes këtyre dy skaudrave kanë përfunduar me triumfin e “Les Bleus”, të cilët kanë mposhtur belgët në dy gjysmëfinalet, konkretisht në kupën e Botës Rusi 2018, 1-0, si dhe në Nations League në vitin 2021 me rezultatin 3-2. Sfida mes Belgjikës dhe Francës, luhet të hënën, në 1 korrik, ora 18:00, në Dusseldorf.

Arena e Lajmit

Euro 2024/ Rivalitet 120 vjeçar mes Francës dhe Belgjikës, ja çfarë thonë precedentët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook