Favorizoi persona të ndryshëm duke mos i gjobitur, Gjykata vendos pezullimin nga detyra të policit rrugor

Prokuroria e Kukësit kërkoi pezullimin e një punonjësi policie me dyshimet se ka favorizuar persona të ndryshëm duke mos i gjobitur apo kontrolluar.

Sipas një njoftimi zyrtar, Prokuroria kërkon masën e sigurisë të ‘Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasin K.K., punonjës policie për Veprën Penale ‘Shpërdorim Detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

“Në kuadër të hetimeve lidhur me procedimin penal nr.78 të vitit 2024 në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nga vëzhgimet ambientale dhe inerceptimet telefonike krijohet dyshimi i arsyseshëm që punonjësi i policisë K. K. duke shfrytëzuar dhe përfituar nga pozicioni i tij me detyrë trup shërbimi trafiku urban dhe Interurban, DVP –Kukës, favorizonte persona që njeh me qëllim që të mos gjobiten apo të kalojnë pa u kontrolluar nga policia.

Me kërkesën e Prokurorisë, Gjykata vendosi pezullimin nga detyra, ndërsa vijojnë hetimet edhe për punonjës të tjerë të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Arena e Lajmit

Favorizoi persona të ndryshëm duke mos i gjobitur, Gjykata vendos pezullimin nga detyra të policit rrugor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook