Hetimi i koncensioneve në Shëndetësi, audituesja e KLSH: Sterilizimi, nivel i lartë devijacioni

Audituesja e KLSH, Beunilda Zenelaj, ka dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, ndërsa u ndal te sterilizimi.

Ajo tha se për ndërhyrjet kirurgjikale të kryera gjatë vitit 2022, në tre llojet e spitaleve, universitare, rajonale dhe bashkiake, ka rezultuar se ka përdorim të seteve të ndryshme për të njëjtën tipologji kirurgjikale.

Duke paraqitur shifrat, Zenelaj u shpreh se në Spitalet Universitare janë 15 mijë e 339 raste, në Spitalet Rajonale janë 8 mijë e 708 raste dhe në ato bashkiake 55 raste.

“Niveli i lartë i deviacioneve, ku për të njëjtën tipologji kirurgjikale përdoren nivele të ndryshme të kompleksitetit të seteve:

– 52 % të rasteve në spitalet universitare

– 48.5 % të rasteve në spitalet rajonale

Kjo tregon mangësitë në përfshirjen e kirurgjive sipas tipologjisë, llojit të seteve, gjë e cila shoqërohet me rritje të shpenzimeve referuar çmimeve sipas kompleksitetit të seteve.

Rikonfigurimi i tyre në vitin 2020, nuk ka minimizuar problematikën e evidentuar edhe në auditimin e mëparshëm të kryer nga KLSH”, tha audituesja e KLSH, Zenelaj.

Gjatë dëshmive në Komisionin Hetimor  që drejtohet nga Albana Vokshi,ka rezultuar se pavarësisht shtimit të numrit të analizave check up në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021:

– sëmundjet kronike janë shtuar me 8,603 raste,

-vlera e rimbursimit të barnave për shkak të rritjes së sëmundshmërisë dhe kompleksitetit të tyre me 1,184,831 mijë lekë më shumë;

-rritja e numrit të shtrimeve në spitale me 18,979 raste më shumë,

-rritja e vizitave ambulatore në Spitalet Universitare dhe Bashkiake me 123,354 raste më shumë etj.,

KLSH ka arritur në konkluzion se efektet e masës profilaktike “Kontrolli Mjekësor Bazë”, nuk janë reflektuar në rezultatet konkrete, në uljen e sëmundshmërisë së popullatës, duke cënuar efektshmërinë e përdorimit të këtyre fondeve.

Arena e Lajmit

Hetimi i koncensioneve në Shëndetësi, audituesja e KLSH: Sterilizimi, nivel i lartë devijacioni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook