Inter arrin marrëveshjen me sponsorin e ri, ja sa do të arkëtojë klubi kampion i Italisë

Tani mund të quhet zyrtare, megjithëse kishte kohë që përflitej. Inter ka tashmë një sponsor të ri. Pas shumë vitesh me Phirellin dhe sezonin e shkuar me me gjigandin e kinematografisë Paramount, nga sezoni i ardhshëm do të jetë Betsson Sport, sponsori i ardhshëm i kampionëve të Italisë. Për 4 vitet a ardhshme, Betsson Sport do të jetë në qendër të fanellës zikaltër, e cila sezonin e ardhshëm do të ketë dy risi shumë të bukura për tifozët e saj: flamuri i Italisë në qendër, simbol i vendosur te fanella e çdo skuadre të shpallur kampion, si dhe stema nuk do të ketë më 1 yll, por 2 yje, për shkak se të besuarit e Inzaghit fituan titullin numër 20 të historisë.

Interi do të përfitojë prej sponosrit të ri një shumë rreth 30 milionë euro në sezon, ndërkohë që mediat italiane bëjnë me dije se që në javën e kaluar sponsori i ri betsson Sport ka derdhur rreth 14 milionë euro në arkat e klubit ziklatër.

Arena e Lajmit

Inter arrin marrëveshjen me sponsorin e ri, ja sa do të arkëtojë klubi kampion i Italisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook