Ndarja nga jeta e Kadaresë, Alda Bardhyli: Ishte i lidhur fort me gjuhën shqipe, kulturën dhe identitetin kombëtar

Alda Bardhyli, Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe njëherazi bashkëpunëtore e afërt e shkrimtarit Ismail Kadare i ka kushtuar disa rreshta këtij të fundit pas ndarjes nga jeta ditën e sotme.

Bardhyli ndau në rrjetet sociale një prej takimeve të saj me Kadarenë ku të dy bisedonin edhe për Shqipërinë.

Ajo shtoi se Kadare ishte i lidhur fort pas gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar dhe se besonte në idealet humaniste europiane, duke qënë plotësisht i vetëdijshëm se shqiptarët ishin dhe mbeteshin pjesë e pandashme e modernizimit europian.

Reagimi i plotë:

Në kopshtin e Luksenburgut 4 vite më parë. Pas kafes dhe orëve të shkrimit në kafe Rostand, Kadare ecte i vetëm në hapësirat e këtij kopshti të madh të letërsisë.
Shqipëria ishte pjesë e bisedës sonë, ashtu si shkatërrimi, për një botë që po hynte drejt mbylljes së pandemisë.
Shqipëria, kultura, gjuha shqipe, letërsia do të ishin shqetësimi i tij i vazhdueshëm gjatë gjithë këtyre viteve që kam pasur fatin të jem afër tij!
Ai ishte lidhur fort pas gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar, besonte në idealet humaniste europiane, duke qënë plotësisht i vetëdijshëm se shqiptarët ishin dhe mbeteshin pjesë e pandashme e modernizimin europian, pavarësisht pengesave , rrethaneve fatkeqe…i bindur thellësisht që mendësia, shpirti dhe besimi Shqiptar ishin Europianë, tej gjeografisë.
Ai iu kundërvu me forcë idealit të “njeriut të ri” të propaganduar nga regjimi komunist dhe veprat e tij
përfaqësojnë një Shqipëri fantastike, të cilën e ndërtoi sipas përfytyrimit ku besonte duke skicuar të ardhmen e shqiptarëve.
Kadare ndërtoi me veprën e tij një Shqipëri moderne, krenare dhe kaq të bukur në sytë e miliona lexuesve në gjithë botën…
Një Shqipëri që na e la sot, teksa këtë mëngjes iku përgjithmonë, pa dramacitet ashtu si besonte

Arena e Lajmit

Ndarja nga jeta e Kadaresë, Alda Bardhyli: Ishte i lidhur fort me gjuhën shqipe, kulturën dhe identitetin kombëtar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook