Aventura e Shqipërisë në Europian përfundoi në fazën e grupeve. Për kombëtaren dhe për çështje të ndryshme në kampin kuqezi foli specialisti i futbollit, Alban Tafaj në “Euro 24” në News 24.
“Nota e Shqipërisë në Euro? Kjo skuadër ka bërë gjëra pozitive, na mblodhi të gjithë shqiptarëve atje, ishte grup ferri.
Peng kam vetëm ndeshjen e parë. Nëse do kishim guxim më shumë, do kalonim grupet.
Prisja më tepër nga Broja. Mund të kishte kontribuar më mirë në ndeshjen e parë.
Sylvinho është një nga trajnerët e mi të preferuar. Sylvinho i duhet kombëtares. Rinovimi është në dorën e Sylvinhos, ka punuar, ka dashur të tregojë vlerat vazhdimisht” – tha ai.
(J.S/)