Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit.
Ky person ka përplasur një 94-vjeçar i cili si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 41 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. M., 94 vjeç, këmbësor. Si pasojë, shtetasi H. M. ka humbur jetën në spital”, njofton policia.