Bruksel apo Beograd?/ Vlora Hyseni “mollë sherri” tek komisioni për TIMS, Salianji deputetit të PS: Gabon politikisht kur përmend kryeqytetin serb!

Që në fillim të mbledhjes së komisionit për të dhënat e TIMS, ka pasur debate.

Deputeti i PS Xhemal Qefalia i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Ervin Salianji që të kërkojë ndjesë për faktin që në mbledhjen e kaluar deklaroi se drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni nuk ishte e pranishme për të dëshmuar, për shkak se ndodhej në Beograd.

Pjesë nga diskutimi:

Qefalia: E kërkoj për procedurë

Salianji: Këtu për procedurë kërkohet

Qefalia: Duhet të dëgjosh kur flas unë. Si kryetar komisioni.

Qefalia: Nise mbledhjen me një ndjesë publike për veprimin që bëre në mbledhjen mëparshme duke ngatërruar vendin e takimit të drejtoreshës së SHISH nga Brukseli në Beograd

Salianji: Kam pasur një shkresë nga SHISH. Gabon politikisht kur përmend Beogradin. E kemi si pyetje, sepse i intereson edhe drejtoreshës që të sqarojë çdo dyshim besoj.

Arena e Lajmit

Bruksel apo Beograd?/ Vlora Hyseni “mollë sherri” tek komisioni për TIMS, Salianji deputetit të PS: Gabon politikisht kur përmend kryeqytetin serb!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook