Censi 2023/ Tabaku: Ta lëmë politikën me një anë, Shqipërisë i është larguar një qytet me 45 mijë banorë çdo vit!

Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, foli në lidhje me të dhënat e Censusit të raportuara nga INSTAT javën e shkuar.
Ajo kërkoi që Komisioni Ekonomisë të mbajë një dëgjesë me drejtoreshën e INSTAT në lidhje me tre tema kryesore që e kanë shqetësuar këtë proces.
Për Tabakun shqetësimi ka lidhje me procesin dhe mbarëvajtjen e tij duke theksuar një vonesë shumë më të gjatë për disa shifra që mund të dilnin më shpejt dhe së dyti për mungesën e transparencës që sipas saj është një sëmundje e qeverisë dhe institucioneve në varësi të saj.

Më tej, Tabaku u shpreh që gjithsesi le të analizojmë shifrat që raporton INSTAT dhe të shohim çfarë kanë prodhuar politikat e qeverisë socialiste. Ne kemi nevojë, u shpreh deputetja demokrate, që sot të dhënat e Censit dhe interpretimet e tyre që lidhen sëpari me zhvillimin e territorit, së dyti me çështje që ndoshta nuk i takojnë këtij Komisioni si reforma territoriale apo zgjedhore dhe së treti me çështje të cilat lidhen me elementë kryesisht me punën e këtij Komisioni si politika ekonomike, shpërndarje buxheti, llogari fondesh për bashki.

Fjala e plotë:

Ditën e premte u publikuan të dhënat e Censusit të INSTAT të cilat në momentin kur INSTAT raportoi në këtë Komision nuk ishin të disponueshme dhe një fjali është përfshirë në rezolutë përsa i përket publikimit të të dhënave, ndërkohë që ne tashmë ndodhemi në një realitet tjetër.
I takon Komisionit të Ekonomisë që të organizojmë një seancë dëgjimorë me INSTAT për të diskutuar së pari procesin, së dyti mungesën e transparencës, faktin se pse të dhënat e Censit u publikuan 6-8 muaj pas përfundimit të Censit ndërkohë që në vende të tjera të ngjashmë ekuivalente procesi ka qënë më ndryshe. Besoj që një sqarim për problematikat, për vonesat, se çfarë ndodhi, i detyrohet këtij Komisioni ky institucion.
Duke i marrë të mirëqëna ato të dhënat dhe duke ngritur pikëpyetjet tona për vërtetësinë e këtyre të dhënave, ne kemi nevojë që sot të dhënat e Censit dhe interpretimet e tyre që lidhen sëpari me zhvillimin e territorit, së dyti me çështje që ndoshta nuk i takojnë këtij Komisioni si reforma territoriale apo zgjedhore dhe së treti me çështje të cilat lidhen me elementë kryesisht me punën e këtij Komisioni si politika ekonomike, shpërndarje buxheti, llogari fondesh për bashki. Si ndikon kjo në rritjen ekonomike? Si ndikon kjo në politika që do ndërmerren në lidhje me ndarjen buxhetore jo në vetëm në nivelin e bashkive, por dhe të infrastrukturës që do e ndjek atë.

Si do e përdorim Censin si një mjet për të orientuar investimet publike dhe jo vetëm? Ka një pikëpyetje për kryqëzimin e të dhënave të censusit. Duke i marrë të mirëqëna ato që janë publikuar, popullsia e Shqipërisë është 400.000 banorë më pak. Shqipërisë i është larguar çdo vit një qytet me madhësinë e 45.000 banorëve. Ta lëmë politikën mënjëanë dhe ta shohim si një këmbanë alarmi dhe si ndikon kjo në arsim, në rëgjistrimet e nxënësve të rinj në shkolla, janë 220.000 nxënës më pak të regjistruar në shkolla; janë 350.000 apartamente bosh… dhe janë gjëra që kanë nevojë për t’i diskutuar në Komision dhe si të reflektohen në vendimmarrje.

T’i marrim të dhënat të cilat janë publikuar, dhe ato që nuk janë publikuar. Të shohim metodologjinë, t’i kryqëzojmë më të dhëna të tjera, si p.sh. të bujqësisë, të sektorit bankar, të rritjes ekonomike. Me të dhëna të cilat janë dytësore për të parë sesi këto të dhëna të ndërgjegjsojnë qeverisjen, për të kuptuar se ku është situata dhe si mund t’i përdorim këto në vendimmarrje.

Kemi akoma kohë që të shtojmë një raportim të këtij institucioni dhe një debat për të dhënat e Censit në kalendar. Sot kemi nevojë kemi për qartësi, për procedurën dhe metodologjinë, sesi do t’i përdorim këto shifra në vendimmarrje. Në fund të ditës prandaj e hartuam dhe ndërtuam që këto shifra të përdoren në funksion të vendimmarrjes. Nuk kanë asnjë vlerë nqs këto shifra do jenë një raport tjetër që nuk përdoren për buxhetin, për shpërndarjen e fondeve dhe së treti për të dhënat që ne na shpërbejnë në Komision.

Arena e Lajmit

Censi 2023/ Tabaku: Ta lëmë politikën me një anë, Shqipërisë i është larguar një qytet me 45 mijë banorë çdo vit!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook