Specialistët e policisë në Komisariatin numër 5 kanë arrestuar një 52-vjeçar, pasi dyshohet se ka rrahur me sende të forta një person.
Në kërkim është shpallur edhe djali i tij, që dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin L. K., 52 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 23 vjeç (babë e bir), të dy banues në Bathore, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin F. M., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.
(Arena e Lajmit)