Gjykata e Posaçme shtyu për më 11 korrik seancën gjyqësore për ish-kryeministri Sali Berisha.
Seanca për informacion 2 mujor për Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, do të mbahet në orën 10:00. Shkak i shtyrjes ishte mosmarrja e njoftimit për seancën nga Berisha dhe Malltezi.