Emmanuel Egbo është trajner i Bylisit. Klubi nga Ballshi, që do të luajë në elitë, ka zyrtarizuar uljen në pankinë të trajnerit.
“Emanuel Egbo rikthehet ne familje! FK BYLIS zyrtarizon trajnerin e ri, per Superioren, te mirenjohurin Emanuel Egbo, qe ka qene pjese e familjes bardhekuqe si portier dhe trajner”, njofton Bylis. Kujtojmë se tekniku i njohur mbahet mend për faktin se ka drejtuar Tiranën, para disa sezonesh. Në edicionin e ri, Bylis synon që të qëndrojë mes më mirave!
Bylis vjen te ky ekip, pasi në periudhën e fundit udhëhoqi Prishtinën në Kosovë.
(J.S/)