Elhaida Dani është shtatëzanë? Këngëtarja shuan dyshimet

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani prej disa kohësh është në një lidhje dashurie me balerinin e njohur Ledjan Agalliaj.Çifti ka qënë në vëmëndje të medias rozë kohëve të fundit pasi është shfaqur një foto e Elhaidës me barkun e rrumbullakosur, dhe nga kjo është aluduar për një shtatëzani. E pyetur në emisionin “Pushime On Top”, këngëtarja hedh poshtë të gjitha dyshimet.

“Nuk jam, nuk jam, nuk jam. Por nëse do vijë momenti, do vijë momenti, do t’jua them me shumë dashuri.

E pyetur për detaje Elhaida është shprehur: “Tani nuk do themi aq shumë gjëra, të lutem”.

Para se të bëhej partner i Elhaidës, kujtojmë që Ledjon Agalliaj ka qënë në një lidhje dashurie prej dy vitesh, por pas njohjes dhe bashkëpunimeve muzikore që pati me këngëtaren u dyshua se ajo u bë shkaktarja për prishjen e marrëdhënies midis çiftit.Kjo nuk e ndaloi dyshen të  fillonin një lidhje dashurie sëbashku dhe të ishin të lumtur sikur duken kur postojnë në rrjete sociale.

Kur është pyetur për planet e saj për verën Elhaida është shprehur: “Është një verë shumë impenjative, por jam e lumtur që në këtë rrugëtim të karrierës time nuk jam më vetëm kur punoj.” Duke na lënë të kuptojmë që Ledjanin e ka gjithmonë pranë.

Elhaida Dani është shtatëzanë? Këngëtarja shuan dyshimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook