Homazhe për shuarjen e kolosit të letërsisë shqiptare, Bajram Begaj pjesë e ceremonisë shtetërore, shoqërohet nga Zonja e Parë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj është bërë sot pjesë e ceremonisë ku po zhvillohen homazhe në nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Kreu i shtetit shoqërohej edhe nga Zonja e Parë Armanda Begaj.

Pjesë e ceremonisë kanë qenë studiues, shkrimtarë, politikanë dhe përfaqësues edhe nga shteti i Kosovës.

Së bashku me zotin Begaj, në nderimet për shkrimtarin ka mbërritur edhe kryeministri Edi Ram së bashku me zonjën e tij Linda Rama.

Gjeniu i letrave Ismail Kadare ndërroi jetë dy ditë më parë.

Trupi i tij pritet të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 12:30.

Arena e Lajmit

Homazhe për shuarjen e kolosit të letërsisë shqiptare, Bajram Begaj pjesë e ceremonisë shtetërore, shoqërohet nga Zonja e Parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook