U kap në flagrancë me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas shiste doza cannabisi në fshatin Levan, Fier, dhe në fshatrat përreth, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier u arrestua shtetasi K. L., 28 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier i gjetën sasi lënde të dyshuar cannabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet bimë narkotike e mbjellë në vazo.

Lënda narkotike dhe bima narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Arena e Lajmit

U kap në flagrancë me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook