Xhevat Lloshi: Kadare, u shua një burim për pasurimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare

Gjuhëtari Xhevat Lloshi në rubrikën “Ccështja e ditës” në News24 të gazetarit Klevin Muka, tha se me ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, u shua një burim për pasurimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

“Ismail Kadare i hapi horizonte të reja gjuhës shqipe. Këtë që bëri Ismaili duhej vërtet një talent i jashtëzakonshëm”, tha Lloshi.

Në vijim profesori i njohur, duke rrëfyer një histori të ndodhur rreth 50 vjet më parë solli në vëmendje mbledhjen e bërë në 1973 në Lidhjen e Shkrimtarëve lidhur me romanin “Dimri i Vetmisë së Madhe”.

“50 vjet përpara u bë një mbledhje në Lidhjen e Shkrimtarëve, iu kërkua Ismailit të bënte disa ndryshime për romanin “Dimri i Vetmisë së Madhe” dhe ai bëri vetëm një ndryshim e quajti “Dimri i Madh”.

Llazar Siliqi më ka thënë në atë kohë: pse nuk duan ta pranojnë këta që Ismaili ishte një gjeni.

Ismaili solli një përmasë krejt të re në letërsinë shqiptare, ai e çoi në një problematikë njerëzore.

Ka shkruar një novelë “Kush e solli Doruntinën”, çfarë solli me këtë Ismaili?

Ka një faqe atje që është më të bukurat e letërisë botërore, pasi shtron atë idenë e vijës së madhe që ndan jetën nga vdekja”, tha Lloshi.

 

Arena e Lajmit

Xhevat Lloshi: Kadare, u shua një burim për pasurimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook