Elsa Lila feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Këngëtarja e mirënjohur si dhe ish konkurentja e edicionit të parë në “Ferma Vip” Elsa Lila feston sot ditëlindjen.

Edhe pse nuk i tregon aspak vitet që ka mbi shpinë, artistja fryn sot 43 qirinj. Elsa ishte një nga këngëtaret që publiku e përqafoi dhe e deshi shumë, që në fillimet e saj.

Lila ishte ende adoleshente teksa u ngjit në skenë në 1996 dhe fitoi Festivalin e RTSH me këngën ‘Pyes lotin’, e cila këndohet edhe sot.

Me hyrjen e saj në fermë këngëtarja tregoi një anë të saj për publikun që i bëri edhe njëherë ta duan e ta duartrokasin si në kulmin e karrierës së saj.

Elsa Lila është nënë e një vajze, Evitës. Siç ka treguar edhe vetë këngëtarja, i është dashur të bëjë një pauzë në muzikë sepse i është dashur të kujdesej për vajzën e saj.

Elsa Lila feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook