Lajm i mirë te Zvicra. Kapiteni Granit Xhaka është gati për Helvetët. Në stërvitjen e kësaj të premte-je është kuptuar se mesfushori me origjinë shqiptare nuk ndjen më asnjë shqetësim dhe në këto kushte, është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, me gjasë do e aktivizojë titullar të shtunën, në çerekfinalen ndaj Anglisë. 31-vjeçari Xhaka ka luajtur minutat e plota, në të gjitha ndeshjet e Europianit deri më tani.
(J.S/)