VIDEO/ Spanja pret biletën për në gjysmëfinalen e Europianit, Gjermania “shembet” pas 120 minutash lojë

Spanja është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Europianit, pasi triumfoi në shtesë 2-1 ndaj Gjermanisë në Stuttgart. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm nga shtesa.

Spanjollët e filluan ndeshjen me “marshin e pestë”, duke shkaktuar drithërima te kundërshtarët, me anë të Pedrit. Ekipi i Nagelsmann ndërmerr iniciativën për herë të parë në këtë takim në minutën e 10-të, por finalizimi nuk ishte i duhuri.

Në të 14-tën, Yamal provoi nga goditja e dënimit, duke i shkuar shumë afër golit. Në të 20-tën, në krahun tjetër, radhën e pati Havertz, koordinim perfekt me kokë por gjuajtja ishte qëndrore. Në pjesën e mbetur të fraksionit, skuadrat u treguan të kujdesshme, për të mos rrezikuar shumë përpara.

Ekipi i de La Fuentes festoi në minutën e 50-të, Olmo ndëshkoi Neuer në brendësi të zonës, pas një topi të dhënë nga Yamal.

Gjermania shtoi presionin dhe zhvendosi kundërshtarin në gjysmëfushën e vetë.

Fyllkryg, pak më vonë, tentoi me kokë, pa rezultat. Sulmuesi ishte një rrezik konstant, vetëm shtylla e ndali në të 76-tën.

Me portierin e dalë nga zona e tij, Havertz s’pati shënjestrën e duhur për të mbyllur një herë e mirë llogaritë e takimit. Florian Virtz çoi peshë zemrat e tifozëve,  goli i tij dërgoi sfidën në shtesë.

Në shtesë,  goli që mban firmën e Merinos në të 119-tën solli kualifikimin dhe festën e madhe te Spanja, që e sheh veten kështu në gjysmëfinale.

 

 

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Spanja pret biletën për në gjysmëfinalen e Europianit, Gjermania “shembet” pas 120 minutash lojë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook