A kanë luajtur Ronaldo dhe Pepe për herë të fundit me Portugalinë? Trajneri Martinez: Nuk ka vendime individuale

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez ka deklaruar pas disfatës së mbrëmshme ndaj Francës se “nuk janë marrë vendime individuale” për të ardhmen e Cristiano Ronaldos dhe Pepes në kombëtaren portugeze.

Të dy lojtarët kanë qenë pjesë e padiskutueshme në formacionin e Portugalisë gjatë gjithë turneut, me 39-vjeçarin Ronaldo që luajti çdo minutë si në fitoren me penallti ndaj Sllovenisë në 1/16 e fundit, ashtu edhe në humbjen me penallti nga Franca në çerekfinale.

Pepe gjithashtu ka bërë histori në turne, duke u bërë lojtari më i vjetër në historinë e Kampionatit Evropian në moshën 41-vjeçare.

Dyshja ndanë një përqafim të gjatë në fushë pas humbjes së së premtes, me Pepe që shpërtheu në lot ndërsa Ronaldo e ngushëllonte.

“Lotët e tij janë zhgënjim”, tha Martinez. “Pepe është një model në futbollin portugez. Ajo që ai bëri sonte dhe në turne do të mbetet me ne për gjeneratat e ardhshme.”

Kur u pyet nëse dy lojtarët sapo ishin paraqitur për Portugalinë për herë të fundit, Martinez u përgjigj: “Jo. Gjithçka është shumë e papërpunuar. Ne ende po e vuajmë humbjen.

“Nuk ka vendime individuale në këtë pikë”, theksoi tekniku Martinez.

Arena e Lajmit

A kanë luajtur Ronaldo dhe Pepe për herë të fundit me Portugalinë? Trajneri Martinez: Nuk ka vendime individuale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook