Euro 2024/ Turqia “vetëvritet” në vetëm 6 minuta, kualifikohen “tulipanët” në gjysmëfinale

Holanda i’a del të kualifkohet, pas një ndeshje të çmendur në Belin. Turqia “vetvritet” në vetë 6 minuta lojë, pas kishte zhvilluar një ndeshje vërtet shumë të mire deri në atë moment. Golat e De Vrij dhe Gakpo (70’ dhe 76’) kanë zhvlerësuar golin e turqve me Akaydin në minutën e 35-të. Në Olympistadion të Berlinit po luhet edhe sfida e fundit e çerekfinaleve të Euro 2024, ajo mes Holandës dhe Turqisë. Të dyja këto skuadra janë në kërkim të biletës së fundit për në gjysmëfinale.

Pjesa e parë ishte e qetë, me të dyja skuadrat që më shumë studiuan njëra-tjetrën se sa kërkuan të “ngacmonin”, megjithatë u desh të vinte minuta e 35-të, që pas asistit perfekt të Arda Guler, Akaydin me kokë të shtynte topin drejt rrjetës, për golin e avantazhit për të besuarit e Vincenzo Montelës. Përfundon pjesa e pare 0-1 në Olympiastadion të Berlinit, në sfidën mes Holandës dhe Turqisë, e vlefshme për raundin e çerekfinaleve të Euro 2024. Deri tani vendos goli me kokë I Akaydin, në minutën e 35-të, me të besuarit e Vincenzo Montellës që vijojnë të dhurojnë surpriza në këtë evropian. Në mesin e pjesës së dytë vjen edhe barazpesha, krosim perfekt nga ana e Depay dhe De Vrij “harrohet” nga turqit në mesin e zones e godet saktë me kokë, për t’I çuar shifrat në 1-1, 20 minuta nga fundi i lojës.

Vetëm 6 minuta më pas vjen edhe përmbysje e çmendur e të besuarëve të Ronald Koeman. Gakpo shfytëzon në maksimum pasimin e Dumfires dhe realizon golin e përmbysjes së shifrave. 6 minuta fantastike të “tulipanëv” që tashmë i gëzohen avantazhit për herë të parë në mbrëmje. Një kualifikim i merituar ky i“tulipanëve”, të cilët në gjysmëfinale do të gjejnë përballë Anglinë.

Arena e Lajmit

Euro 2024/ Turqia “vetëvritet” në vetëm 6 minuta, kualifikohen “tulipanët” në gjysmëfinale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook