Ish-ministri lihet në qeli, avokati i Ilir Beqajt: Tentativë për ta denigruar si figurë, e duan në burg që mos të…

Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka folur për mediat pas seancës rreth 7-orëshe të zhvilluar sot në GJKKO, duke thënë se SPAK nuk do që klienti i tij të mbrohet nga akuza për koncesionin e sterilizimit.

Ermal Yzeiraj u shpreh se nëse hetimi në fjalë do të dështonte do të ishte një problem për prokurorinë e posaçme.

“Beqaj tha në gjykatë se e gjitha kjo, është një tentativë për ta denigruar si figurë, për ta nxirë si person që mund të akuzohet edhe për vjedhje nga më minimalet. Për të penguar atë që të punojë për çështjen e sterilizimit në gjykatë dhe deklarimin e tij në Kuvend. Për mendimin tonë, është pikërisht SPAK, sepse e kanë personale, pasi me këtë kanë nisur punën dhe aktivitetin e SPAK, me kallëzime ndaj Beqajt. Dështimi me çështjet kryesore si sterilizimi dhe check up, për akuzën është shumë domethënës’, tha përfaqësuesi ligjor i ish-ministrit Beqaj, i cili u la sot nën arrest.

Arena e Lajmit

Ish-ministri lihet në qeli, avokati i Ilir Beqajt: Tentativë për ta denigruar si figurë, e duan në burg që mos të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook