Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një i ri shqiptar është vënë pas hekurave për rrëmbim. Mediat italiane raportojnë se 33-vjeçari kishte përndjekur 26-vjeçaren shqiptare, e cila po dërgonte fëmijën e saj të mitur në kopsht.
Shqiptari e ka detyruar bashkëatdhetaren e tij që të ndalojë makinën dhe më pas e ka drejtuar vetë mjetin. Më pas iu ka vendosur nënës dhe djalit të saj lidhëse plastike rreth kyçeve të këmbës. Ishte bashkëshorti i shqiptares ai që dha alarmin në polici, pasi kjo e fundit u vonua për t’u kthyer në shtëpi.
Pasi lokalizoi mjetin, Policia iu vendos në ndjekje për gati njëqind kilometra deri në Grigno (Trento) makinës që drejtohej nga shqiptari. Ky i fundit u arrestua, ndërsa nuk dihen motivet që kanë çuar atë që të kryejë këtë akt të rëndë.
()