Përmbyset automjeti i tonazhit të rëndë, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Qesarat në Memaliaj, ndërsa një 50 vjeçar ka humbur jetën. Gazetarja Brikena Metaj raporton për Arena e Lajmit se një automjet i tonazhit të rëndë që drejtohej nga shtetasi L. N., rreth 50 vjeç, në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin L. N., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në fshatin Qesarat, Memaliaj, një automjet i tonazhit të rëndë (automjet shpimi për nxjerrjen e ujit) që drejtohej nga shtetasi L. N., rreth 50 vjeç, në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin L. N., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Arena e Lajmit

Përmbyset automjeti i tonazhit të rëndë, humb jetën drejtuesi i mjetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook