11 Korriku/ Berisha porosi strukturave të PD: Duhet të jetë me çdo kusht protesta më e madhe! Bëni gjithçka për…

Kryetari i PD Sali Berisha,  është drejtuar sot strukturave të partisë në lidhje me protestën e 11 korrikut.

Në një porosi të dërguar Drejtuesve dhe të zgjedhurve të të gjitha niveleve dhe të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, ai u shpreh se 11 korriku duhet të jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë kryeqyteti.

Berisha thekson se duhet bërë gjithçka është e mundur që për mobilizimin e çdo anëtari e simpatizanti të PD.

“Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!”, përfundon ai.

Mesazhi i plotë:

Pëshëndetje!
Tre ditët e ardhshme janë vendimtare per suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!

Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.

Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!
O sot o kurrë!
Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!

Sali Berisha.

Arena e Lajmit

11 Korriku/ Berisha porosi strukturave të PD: Duhet të jetë me çdo kusht protesta më e madhe! Bëni gjithçka për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook