Një 49-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë nga bashkëshortes së tij dhe vajzës së mitur, vetëm 12 vjeç.
Blutë njoftuan se arrestimi i tij u krye në flagrancë, ndërkohë që bashkëshortja u pajis me urdhër mbrojtjeje.
“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin A. Ç., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre 12 vjeçe. Bashkëshortja u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.