Mbrojtësi nënshkruan jashtë vendit, gati për eksperiencën e re në Hungari

Albion Marku është transferuar në Hungari. Mbrojtësi anësor, ka gjetur akordin me skuadrën e quajtur, Gyor, në elitë. 23-vjeçari ka luajtur në Shqipërinë për Laçin, Partizanin, Teutën e Dinamon ndërsa në Kroaci ka qenë pjesë e gjigandëve të Lokomotivës së Zagrebit.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi me shumë histori dhe që do të luftojmë së bashku në elitë. Çdokush në skuadër më priti mjaft mirë dhe ndjehem shumë komod. Shpresoj që të jap më të mirën nga vetja në sezonin e ri dhe kështu të ndihmoj skuadrën që të jetë e suksesshme”, u shpreh Marku.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Mbrojtësi nënshkruan jashtë vendit, gati për eksperiencën e re në Hungari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook