Presidenti Begaj dekreton Besart Kadian ambasador të Shqipërisë në Azerbajxhan

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të zotit Besart Kadia,  Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident.

Më parë, Kreu i Shtetit liroi znj. Blerta Kadzadej vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, jo rezident, e cila aktualisht mban detyrën Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jo rezident.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të znj. Artemis Malo, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.

Arena e Lajmit

Presidenti Begaj dekreton Besart Kadian ambasador të Shqipërisë në Azerbajxhan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook