Pse Tavo kandidat për Himarën? Klosi: Figurë e njohur politike, presim rezultat të jashtëzakonshëm

Kryesia e Partisë Socialiste vendos sot se kandidat për figurën në Himarë më 4 gusht do të jetë Vangjel Tavo.

Pas përfundimit të mbledhjes, Blendi Klosi ka treguar edhe arsyet pas një vendimi të tillë.

Ai u shpreh se Tavo është një figurë politike e njohur, ndërsa shtoi se ai vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur për të qenë përfaqësuese e atij komuniteti.

Klosi shtoi se pritshmëritë e PS janë për një rezultat jashtëzakonisht pozitiv më 4 gusht.

Bledi Klosi: Kryesia e mbledhur ditën e sotme pati dy diskutime. E para vendosëm në bazë të propozime që vijnë nga bashkia Himarë për kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidatin e PS.
Po ashtu diskutuam për mbarëvajtjen e Kongresit që do të mbahet më 27 korrik. Një Kongres i cili është zgjedhor ku do zgjedhjet Asambleja e Re kombëtare, forumet e saj më të lartë. Por do të ketë edhe diskutime për situatën e vizionit “Shqipëria 2030”.

Pse Tavo kandidat për Himarën?

Bledi Klosi: Figura e Tavos, vjen si figurë e njohur politike, njohës i asaj zonë dhe po ashtu vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur për të qenë përfaqësuese e atij komuniteti.

Kompleksoheni nga zgjedhjet e 14 majit?

Bledi Klosi: 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale dhe ne shkojmë për të pasur një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në bashkinë e Himarës.

Arena e Lajmit

Pse Tavo kandidat për Himarën? Klosi: Figurë e njohur politike, presim rezultat të jashtëzakonshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook