Rezultatet e Censit2023/ Ines Nurja: Ja pse ka dyshime shifra e 400 mijë shqiptarëve më pak…

Në emisionin “Open” në News24 janë trajtuar të dhënat e fundit të Censit2023 me një panel të ftuarish ku prezent ishin analisti Artan Hoxha,  Ardit Bido, Profesor i Asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ines Nurja, Ish-Drejtoreshë e INSTAT dhe gazetari Bardhi Sejdarasi.

Të dhënat e Censit2023 janë publikuar pak ditë më parë nga INSTAT, ndërsa krahasuar me 10 vite më parë, në Shqipëri jetojnë 400 mijë banorë më pak.

Ines Nurja, ish-Drejtoreshë e INSTAT, tha se referuar Censit2023 tregojnë se kemi një rënie të numrit të popullsisë që jeton në Shqipëri, por shtoi se shifra nuk është 400 mijë, por minimalisht 480 mijë persona.

“Po ti shtojmë edhe 108 mijë që janë rikthyer këto 12 vite, pra që janë larguar por që mund të jenë rikthyer, atëherë numri i të larguarve është rreth 600 mijë. Janë të paktën 508 mijë vetë që në 12 vite janë larguar nga Shqipëria. Njëkohësisht kemi rreth 190 mijë që kanë aplikuar për azil, sikundër kemi edhe 300 mijë që rrinë në mënyrë të paligjshme. Dhe këtu kemi vetëm shqiptarët në vendet e BE-së. Pra në total mund të jenë mbi 900 mijë persona, sipas shifrave të Eurostat”, tha Nurja.

Ajo u shpreh po të shikohen shifrat e arsimit të lartë, kemi rreth 220 mijë nxënës më pak. “Këta nuk largohen vetëm, por bashkë me familjen, pra kjo është një tjetër arsye që shifra e publikuar për INSTAT për 400 mijë më pak nuk qëndron”, tha Nurja.

Në vijim ajo vuri theksin se për publikimin e shifrave me 8 muaj me vonesë është shumë e papranueshme.

Arena e Lajmit

Rezultatet e Censit2023/ Ines Nurja: Ja pse ka dyshime shifra e 400 mijë shqiptarëve më pak…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook