Transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 36-vjeçarit, donte t’i kalonte përtej kufirit dhe…

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kryente transport të paligjshëm të emigrantëve.

Blutë njoftojnë se 36-vjeçari banues në Tiranë, është lokalizuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Maliq-Gramsh”, gjatë kohës që transportonte me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 4 emigrantë nga Vendet e Treta.

Në momentin që ka konstatuar punonjësit e Policisë, ai  ka tentuar t’i largojë emigrantët nga automjeti, por është kapur dhe ndaluar bashkë me ta.

Njoftimi i policisë: 

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është lokalizuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Maliq-Gramsh”, gjatë kohës që transportonte me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 4 emigrantë nga Vendet e Treta, që kishin synim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në momentin që ka konstatuar punonjësit e Policisë, shtetasi A. B. ka tentuar t’i largojë emigrantët, nga automjeti, por është kapur dhe ndaluar bashkë me ta.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. H., 41 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Arena e Lajmit

Transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 36-vjeçarit, donte t’i kalonte përtej kufirit dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook