Zgjedhjet në Francë/ Burimi:U shmang e keqja më e madhe, fitorja e esktremit të djathtë

Analisti Genc Burimi në rubrikën “Opinion” në News24 duke folur për zgjedhjet në Francë, tha se si parti ka fituar ajo e drejtuar nga Marine Le Pen, ndërsa si koalicione renditet si i parë ai i të majtës, ku përfshihen edhe ekstremi i së majtës. Burimi tha se nga zgjedhjet në Francë u shmang e keqja më e madhe, që ishte fitorja e ekstremit të djathtë, por sot Franca është e fragmentarizuar në 3 blloqe, që nuk do të mund të krijojnë një qeveri.

“ Ekstremi i djashtë ose do të merrte gjithçka ose s’do të merrte asgjë. Le Pen është partia e parë, e majta ka fituar në rang blloku. Por si parti që ka marrë më shumë vota është ajo e Le Pen, pastaj vjen ajo e Macron dhe në fund vjen ekstremi i majtë.

Por si koalicione del në krye koalicioni i të majtëve, ku përfshihet edhe ekstremi i majtë.

Partia e Le Pen ka 126 deputetë, por Franca është e fragmentarizuar në 3 blloqe. Në këto 3 blloqe, Le Pen është partia e parë, ka marrë më shumë vota. Të gjithë u bashkuan në raundin e dytë për të penguar Le Pen, në këtë mënyrë u krijua një bllok mazhoritar, por ato nuk mund të krijojnë një qeveri, pasi asgjë nuk i bashkon.

Macron luajti me zarat, populli francez votoi për të shpëtuar veten e tij. Nëse do të fitonte ekstremi i djathtë, Parisi do të përfshihej nga trazirat edhe më të forta se ato të jelekverdhëve”, tha Burimi.

 

Arena e Lajmit

Zgjedhjet në Francë/ Burimi:U shmang e keqja më e madhe, fitorja e esktremit të djathtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook