“Zirkzee është e shkuara”, Ibra siguron tifozët e Milanit: Do të afrojmë një sulmues

Ibrahimoviç me rastin e prezantimit të trajnerit të ri të Milanit, portugezit Fonseca, u ndal të flas padyshim edhe për lëvizjet e merkatos të klubit kuqezi. Tema më e nxehtë ishte sulmi, me “djallin” që para disa ditësh thuhet se I ishte vënë pas sulmuesit holandez Zirkzee. Megjithatë prej dy ditësh mediat sportive ndërkombëtare, njëzëri kanë pohuar se Zirkzee do të transferohet në Angli tek Manchester United. Lidhur me këtë lajm, Zlatan Ibrahimoviç u përgjigj:

“Zirkzee është e shkuara, nuk ende asgjë zyrtare, por ajo që mund t’Ju them është se do të vijë sigurisht një sulmues”, theksoi Ibrahimoviç, duke i sigurar tifozë në këtë mënyrë se një emër “big” do të bashkohet në merkaton e kësaj vere tek kuqezinjtë.

Arena e Lajmit

“Zirkzee është e shkuara”, Ibra siguron tifozët e Milanit: Do të afrojmë një sulmues

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook