Në emisionin e sotëm “Me Zemër të Hapur”, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti po trajtohet ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Fier, ku një 39-vjeçar ka goditur me thikë për vdekje bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes së tij në lagjen Kryengritja e Fierit.
Në emision janë publikuar disa nga mesazhet zanore të Xhuljanos, pasi ai ishte analfabet dhe e nuk dinte të shkruante.
“39 vjeç i bëra sot. Kërkojnë të më fusin në burg mua? Ua tregon unë. Mos u mërzit.
Më vdekshin tre fëmijët, sa të më kalojë truri mua të ma bëjë fap dhe……
Ia nxjerr fytin me duar. Si ia zë gjuha zërin para kushëririt Elidonit? Po ajo Merita? Më denoncon? Unë dy vite burg do t’i bëj po pastaj kile kile do ta nxjerr. Atë dhe ty dhe gjithë çke mbrapa”, dëgjohet të thotë ai.