“Euro 24”, Tafaj: Franca dhe Spanja s’kanë diferenca të mëdha, përvoja e trajnerit mund të jetë vendimtare

Franca dhe Spanja do të kërkojnë sonte një biletë për në finalen e Europianit. Specialisti i futbollit, Alban Tafaj në “Euro 24” në Neës 24, foli për mundësitë e skuadrave.

“Nuk ka shumë diferenca mes skuadrave. Të dyja skuadrat kanë lojtarë të mirë, që luajnë në skuadra të mëdha. Me shpejtësinë teknike që ka Spanja, shtuar këtu edhe shpejtësinë në mendim, është e rrezikshme. Te Franca ka aftësi individuale, si përshembull, Mbappe.

Deschamps apo De La Fuente- Trajnerët në një ndeshje futbolli dallohen nga njëri-tjetri në bazë të zëvendësimeve apo lëvizjet e bëra. Ndaj është trajneri, që të rregullojë problemet gjatë ndeshjet. Të dy kanë vlerat e veta, Deschamps ka më shumë eksperiencë, këtë grup e ka ndjekur” – tha ai.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Euro 24”, Tafaj: Franca dhe Spanja s’kanë diferenca të mëdha, përvoja e trajnerit mund të jetë vendimtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook