FOTO/ Rei Manaj në Arabinë Saudite? Sulmuesi e përgënjeshtron: Fake news

Rei Manaj mund të largohet nga Sivasspor. Pas sezonit të shkëlqyer me  ekipin turk, sulmuesi kuqezi pritet të transferohet drejt një skuadre tjetër pasi ofertat për të nuk mungojnë.

Gjatë ditës së kaluar në media të ndryshme ka qarkulluar emri i klubit të Arabisë Saudite, Damac, si më i interesuari për firmën e futbollistit. Edhe ky i fundit raportohej se ishte i lumtur me këtë destinacion dhe vetëm pritej akordi mes arabëve dhe Sivasporit.

Por ka qenë vetë Manaj i cili nëpërmjet rrjeteve sociale, ka përgënjeshtruar këtë opsion transferimi në këtë moment të karrierës. Në një nga lajmet që raportohej për transferimin e tij te klubi në fjalë në Arabinë Saudite, ai ka shkruar “Fake news”, duke e hedhur poshtë kësisoj këtë variant që ishte diskutuar për të ardhmen e tij.

Maah
Maah
Arena e Lajmit

FOTO/ Rei Manaj në Arabinë Saudite? Sulmuesi e përgënjeshtron: Fake news

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook