Spanja synon t’i shkojë deri në fund këtij Evropiani, me Luis de la Fuente që beson shumë tek ekipi i tij, i vetëdijshëm se ka në dispozicion të gjithë elementët për të fituar këtë Evropian, por në të njëjtën kohë është i qartë se përballë ka një përfaqësuese të madhe si Franca, një ekip me shumë traditë:
“Për mua, skuadra ime është më e mira, por përballë do të kemi një skuadër të madhe, me shumë nivel. Franca është një ekip me një potencial të shkëlqyer. Po përpiqemi të rikuperojmë, por kemi pak ditë në dispozicion, gjithsesi, ky është një problem për të gjithë. Franca është një skuadër që fizikisht janë më të fortë se të gjithë, ne i njohim shumë mirë lojtarët e tyre dhe e dimë se si duhet të përballemi.
A është Nico Williams në këtë momente më mirë se sa Mbappe? Janë të dy lojtarë të mëdhenj. Mbappe është një lojtar i shkëlqyer, por futbollistët e mi janë më të mirë”, theksoi De la Fuente duke bërë në fund edhe një parashikimin, sa janë shanset për të shkuar në finale?
Nuk e di. Di të them që ne jemi një skuadër e përgatitur për të dominuar dhe kontrolluar ndeshjen, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur të humbasim topin, mund të jetë çelësi i ndeshjes”, u shpreh trajneri i Spanjës.
Në krah të De la Fuente ishte Rodri, i cili ashtu si dhe trajner, vlerësoi ekipin e Francës: “Janë të fortë, janë një skuadër fizike. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi e dimë se çfarë janë të aftë të bëjnë. Ata janë një skuadër që në vitet e fundit kanë shkuar më shumë në finale, do të jetë e vështirë, por ne kemi armët tona. Nuk kemi frikë, kemi treguar se jemi një skuadër shumë solide”, theksoi ndër të tjera Rodri.
()