Pyetja e Kastriot Çaushit për vëllezërit Gjasula në spektaklin “Kampionët” në Tv Klan iu drejtua Jurgenit. I ulur pranë tij, Çaushi pikasi tatuazhin e veçantë të djalit të madh të familjes që i tërhoqi vëmendjen. Duke treguar krahun, Jurgeni zbuloi dy portretet e veçanta dhe i shoqëroi me një batutë.
Kastriot Çaushi: Ka një tatuazh shumë të bukur këtu te dora e majtë.
Jurgen Gjasula: Është mamaja.
Kamera fokuson tatuazhin.
“Bad guy”, Jurgen Gjasula tregon dedikimin special pas tatuazhit
Marina Vjollca: Oh sa bukur!
Jurgen Gjasula: Kam dhe babin. Para se të martoheshin.
Kastriot Çaushi: I ke dashur më shumë sesa vëllai. Ai nuk ka asnjë. I keni ndarë këto gjëra.
Jurgen Gjasula: Ky është më shumë ‘good guy’, unë jam ‘bad guy’.