Një 24-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e Policisë, teksa pronari i lokalit është shpallur në kërkim.
Sipas edhe komunikatës për shtyp nga Policia, E. L., 24 vjeç, banues në Kamzë kishte organizuar lojëra fati në një lokal në Kamzë.
Efektivët e komisariatit numër 5 kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 tavolinë pokeri, çipsa, celularë dhe letra bixhozi.
Teksa vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit A. K., 35 vjeç, banues në Kamzë, ku ushtroheshin lojërat.
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke organizuar lotari të palejuara, në një lokal në Kamëz.
Shpallet në kërkim pronari i lokalit, i cili e kishte përshtatur lokalin për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit.
Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, çipsa, celularë dhe letra bixhozi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. L., 24 vjeç, banues në Kamëz.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. K., 35 vjeç, banues në Kamëz.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., në rrugën “Donald Trump”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 tavolinë pokeri, çipsa, celularë dhe letra bixhozi, të cilat shtetasi E. L., punonjës i lokalit, i përdorte për organizimin e lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, çipsa, celularë dhe letra bixhozi.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.