Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 korrik seancën për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe jamarbër Malltezin, dhëndrin e tij, që ndodhen prej muajsh në arrest shtëpie, pasi po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për Arena e Lajmit se si Berisha ashtu edhe Malltezi kanë kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë.

Berisha dhe Malltezi ndodhen në “arrest shtëpie”, ndërsa çdo kërkesë e tyre për ndryshim të masës së sigurisë është rrëzuar nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së.

Arena e Lajmit

Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin në Gjykatën e Lartë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook