Zjarret masive në Dropull, ministri Peleshi: Vijon puna për të stabilizuar flakët! Ja fshatrat problematike

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me zjarrin në fshatrat e Dropullit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai njoftoi se helikopteri “Cougar” dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e flakëve.

Peleshi ka shtuar se zjarri ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Postimi i plotë:
Helikopteri #Cougar dhe rreth 30 efektivë të #ForcaveTëArmatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull, por ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.
Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.

Arena e Lajmit

Zjarret masive në Dropull, ministri Peleshi: Vijon puna për të stabilizuar flakët! Ja fshatrat problematike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook