“Akt-ekspertizat kanë një sërë shkeljesh”, avokati i Mediut pas përjashtimit: Gjykata na ndalonte të bëjmë pyetje, drejtësia me dy standarde

Avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Vishaj, në fjalën e tij për gazetarët ka folur për procesin gjyqësor të klientit të tij, që është në gjyq në lidhje me çështjen “Gërdeci”. Ai u përjashtua edhe nga seanca.

Vishaj tha se akt-ekspertizat kanë një sërë shkeljesh. Ai tha se në 80 përqind të pyetjeve të bërë nga pala mbrojtëse, gjykata ndërhynte, që të mos bëheshin këto pyetje. Vishaj u shpreh se ndryshe ndodhte me Prokurorinë, pasi sa herë që organi i akuzës pyeste, gjykata menjëherë përgjigjej.

Avokati Ardian Vishaj: Mbi aktet dhe ekspertizat ne kemi pyetje, sesi ekspertët janë emëruar, e na na intereson se cili ekspert ka shkruar këtë pjesë të aktit dhe duam të shprehim kritikat tona për aktet, pasi ka një sërë shkeljesh. Në pyetjet tona, gjykata ndërhynte për t’i ndaluar.

Ndërsa, sa herë që ndërhynte Prokuroria, gjykata dëgjonte. Standardi i dyfishtë i drejtësisë është padyshim për revoltë, sepse nuk ndihmon të vërtetën e gjësë. Të paktën ajo që është e drejtë e jona, të realizohet.

(balkanweb)

Arena e Lajmit

“Akt-ekspertizat kanë një sërë shkeljesh”, avokati i Mediut pas përjashtimit: Gjykata na ndalonte të bëjmë pyetje, drejtësia me dy standarde

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook