Një 62-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka goditur me sende të forta bashkëshortin.
Policia njofton se personi i sulmuar ndodhet në spital ku po merr edhe kujdesin e nevojshëm të mjekëve.
“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasen F. B., 62 vjeçe, pasi në banesë, ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 62-vjeçarja vuan nga sëmundje mendore”, njoftoi policia.