Foden: U ndjeva shkëlqyeshëm me Bellingham, Southgate na jep liri

Sulmuesi i Mançester Sitit, Fill Foden, duke folur për “Football Daily”, për rolin e tij të dyfishtë të numrit 10- të me Xhud Bellingamin në formacionin e ri që Anglia luajti kundër Zvicrës, thotë se është ndjerë shumë mirë.

Ndërsa lojtari më i mirë i Premier Ligës sezonin e shkuar ka vlerësuar yllin e Realit të Madridit, duke thënë se ai ofron lirinë e duhur në fushë, e cila ndihmon shumë. “Më pëlqeu shumë (spostimi nga krahu i majtë drejt qendrës). Ndjeva se më përshtatej pak më shumë, duke luajtur më shumë në qendër. Mendoj se kjo është ndeshja më e mirë që ndoshta kemi luajtur edhe në këtë turne. Ka ende shumë hapa për t’u përmirësuar, ne e dimë se ka më shumë për të bërë në lojën tonë…

Duam të vazhdojmë të përmirësohemi dhe ta tregojmë këtë në gjysmëfinale tani. Besimi me të cilin po luajmë është i lartë”, tha 24- vjeçari. Për mënyrën se si funksionon partneriteti me Bellingamin në fushë, talenti i Pep Guardiolës shtoi: “Ne padyshim që flasim para ndeshjes, flasim për atë që mendojmë se do të funksionojë më mirë kundër kundërshtarit. Unë dhe Xhud duhet të qëndronim pak të duruar në xhepa kundër Zvicrës. Shpresojmë që djemtë të na gjejnë mes linjave, si Rajs ashtu edhe Meino. Ne folëm për të qëndruar të duruar në pozicionin tonë dhe duke u përpjekur për të ndihmuar ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme. Mendoj se ndeshja e fundit kishte shumë përmirësime, unë dhe Xhud u lidhëm mirë, ndërruam pozicionet gjithashtu. E di që Garet ai nuk dëshiron që ne të qëndrojmë në një pozicion, ai të jep lirinë, e cila na ndihmon shumë”.

Arena e Lajmit

Foden: U ndjeva shkëlqyeshëm me Bellingham, Southgate na jep liri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook