Kupat e Europës/ Partizani dhe Tirana do të luajnë në stadiumin “Elbasan Arena”

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se Partizani dhe Tirana ndeshjet në kualifikueset e UEFA Conference League do t’i luajnë në stadiumin “Elbasan Arena”.

Partizani do të luajë ndeshjen e parë ndaj Marsaxlokk më datë 11 korrik në ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Tirana do të luajë një javë më pas sfidën e kthimit ndaj Torpedo Kutaisi më datë 18 korrik në ora 20:00.

Gjithashtu në “Elbasan Arena” do të luajë ndeshjen e kthimit të raundit të parë të UEFA Champions League edhe Egnatia ndaj Borac Banja Luka. Kjo sfidë do të zhvillohet më datë 17 korrik në ora 21:00. Ndërsa Vllaznia ndeshjen e kthimit ndaj Valur do ta luajë në stadiumin “Loro Boriçi” më datë 18 korrik në ora 18:00.

Arena e Lajmit

Kupat e Europës/ Partizani dhe Tirana do të luajnë në stadiumin “Elbasan Arena”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook