Policia e Shtetit, pas një punë të mirfilltë hetimore, ka arritur të arrestojë një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se në pranga ka rënë Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Xhelal Rraja ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
“Policia e Shtetit
Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xhelal Rraja
Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Arena e Lajmit)